Presidenca e Kosovës reagon ndaj transportit të armëve kineze në Serbi

Presidenca e Kosovës ka reaguar sot pas raportimeve se Kina i ka dhuruar armë Serbisë.
Në një postim në Twitter, shefi i stafit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka shprehur shqetësim mbi këtë zhvillim duke shtuar se anëtarësimi i Serbisë në Evropë duhet të ndalet.
”Dita e dytë e dërgesave të armëve kineze në Serbi: disa fluturake të PLAAF (Forca Ajrore Kineze) fluturuan mbi Bosfor gjatë rrugës për në Bazën Ajrore Batajnica për të dorëzuar Guizhou Aerospace, nga industria Shaanxi Yellow River Group prodhuar në versionin HQ22 Red Banner SAMK, për eksport”, ka shkruar Vela në një postim në Twitter./21Media

Back to top button