Kandidatët për president po mbledhin nënshkrime! Mickoski: Nënshkrimet po blihen me para

Qytetarë e aktivistë janë mbledhur për të mbështetur kandidaturën e Arben Taravarit për president.

Opozita shqiptare VLEN prej sot filloi me mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatin e tyre për president, që është kryetari i ASh-së, Arben Taravari. Kreu i Alternativës, Afrim Gashi është optimist se 10 mijë nënshkrime mund t’i mbledhin që ditën e parë. Mes tjerash ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që në frymë të unitetit të përkrahin  kandidatin, i cili mbështetet nga më shumë parti.

“Kishte një atmosferë shumë të mirë, pozitive, njerëzit me vullnet të mirë japin nënshkrimet. Ne besojmë që shumë shpejt, mbase sot mund të përfundojë gjithçka, por të shohim është çështje 10 mijë njerëzve, nuk është pak. Në frymë të unitetit kombëtar shqiptarë i ftoj edhe votuesit e BDI-së ta mbështesin z. Taravarin”, tha Afrim Gashi, VLEN.

VLEN po mbledh nënshkrime edhe në Tetovë, Bilall Kasami thotë se nënshkrimet do të mblidheshin për një ditë po të kishte KSHZ-ja më shumë kapacitete.

“Ndryshimi veçmë ka nis, këtë ndryshim nuk e ndal as pushteti, as Rusia e as kush tjetër, pra ndryshimi po vjen dhe atë ndryshim do ta bëjë koalicioni VLEN. Ne sot kemi nisur zyrtarisht me mbledhjen e nënshkrimeve, disa qytetarë kur e kanë marrë informatën edhe gjatë vikendit kanë nënshkruar, por nuk kemi informata sa kanë nënshkruar gjatë vikendit, por zyrtarisht pra sot ne sot si koalicion nisim mbledhjen e nënshkrimeve”, deklaroi Bilall Kasami, VLEN.

Nga ana tjetër edhe BDI është e sigurt se që sot do të përfundojë grumbullimi i nënshkrimeve për kandidatin e tyre, Bujar Osmani, për të cilin thonë se po kryeson në listën e mbledhjes së nënshkrimeve.

“Po shohim një mbështetje të madhë të kandidaturës së doktor Bujar Osmanit, se ka mbështetje të madhe po flasin edhe numrat, është i pari i ranguar në listën e të gjithë atyre që kanë shprehur pretëndime për të qenë kandidat për president”, tha Arbër Ademi, BDI.

Opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE nënshkrimet për kandidaten Gordana Siljanoska Davkova do t’i mbledh nga 3 marsi. Ndërkaq Hristijan Mickoski kritikon kundërshtaret për blerje të nënshkrimeve.

“Më 3 mars ftoj të gjithë qytetarët që në njësitë zgjedhore të KShZ-së të japin mbështetje për presidenten e ardhshëm e që është Gordana Siljanoska Davkova. Pra 3 marsi është dita kur pres që për disa ore të grumbullohen nënshkrimet. Jam neveritur nga ajo që dëgjoj nga terreni, se ju japin edhe mjete financiare dhe me para paguajnë për nënshkrimet, dikush i ka dokumentuar ato edhe janë dorëzuar në MPB për procedurë të mëtejme”, theksoi Hristijan Mickoski – VMRO-DPMNE.

Edhe kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski mbledhjen e nënëshkrimeve do ta nisin më 3 mars pas kongresit të partisë.

Back to top button