Kaloni te përmbajtja kryesore

Kandidati i pavarur premton pesë ari tokë falas për kaçanikasit që s’kanë ku të ndërtojnë shtëpi

Kandidati i pavarur për kryetar të Kaçanikut, Ahmet Vishi tha se kërkon votën e kaçanikasve me betimin e UÇK-së, duke shtuar se nuk do ta tradhtojë detyrën për interesat e tij familjare.

“Unë synoj që komuna e Kaçanikut me vepru si minikanton në kuadër të shtetit tonë të larë me gjak, synoj që çdo pëllëmbë e tokave të qytetarit t’i kthehet qytetarit, synojmë që t’i ndajmë pronat private… nuk ka zhvillim ekonomik pa zhvillimin ekonomik të familjes, synoj që tokat që iu janë marrë qytetarëve të Kaçanikut prej vitit 1950 t’iu kthehen. Çdo qytetar i komunës së Kaçanikut i cili nuk ka tokë me ndërtu shtëpinë do t’ia japim nga pesë ari tokë, do t’ia njohim legalizimin e pronës”, tha ai.

Në arsim tha se do të punohet me familjet që edukata fillimisht të merret aty, testin e inteligjencës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button