Kanos me vrasje përmes rrjeteve sociale, arrestohet i mituri

Një person(i mitur) është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur me vrasje një tjetër përson, po ashtu të mitur përmes rrjeteve sociale.
Rasti ka ndodhur në Smaq të Gjakovës.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, deri ta kanosja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes këtyre dy të fundit.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button