Kanosi babain dhe familjarët, i dyshuari dërgohet në Psikiatri

Një person është arrestuar dhe më pas është dërguar në kliniken e psikiatrisë, pasi që i njëjti ka kanosur dhe ushtruar dhunë psikike ndaj babait dhe familjarëve të tjerë.
I njëjti, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovë dyshohet se është edhe përdorues i substancave narkotike.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40 në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar dhe familjarëve të tjerë, pasi që i njëjti dyshohet se është përdorues i substancave narkotike. I dyshuari është dërguar në trajtim mjekësor në kliniken e psikiatrisë”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button