Kanosi tri herë 21 vjeçaren në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin me inicialet N.G/33 vjeç që ka kërcënuar një 21 vjeçare tri herë me radhë, në Ferizaj.
“Mbrëmë, rreth orës 23:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ” Rexhep Bislimi. Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes” në Ferizaj është një rast i kanosjes”, bëhet e ditur në komunikatë.
Policia të dyshuarin e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button