Haradinaj bën homazhe te memoriali i Beau Biden

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe të djali i ndjerë i Presidentit amerikan, Joe Biden, Joseph R. Beau Biden.
Haradinaj u shpreh se Beau do të jetë gjithmonë pjesë e kujtesës historike të Republikës së Kosovës.
“Beau Biden shërbeu në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, vlera të përbashkëta të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës Duke nderuar sot shërbimin e tij në ofrimin e paqes dhe lirisë për vendin tonë, Beau do të jetë gjithmonë pjesë e kujtesës historike të Republikës së Kosovës. Jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj secilit amerikan që ka shërbyer në Kosovë, falënderues Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe lidershipit të Presidentit Biden drejtë paqes dhe prosperitetit në Ballkan”, shkroi Haradinaj./21Media

 

Back to top button