Kanye West do të ‘pushojë’ për një vit nga muzika

12 muajt e fundit mund të kenë qenë shumë të vështirë për reperin, Kanye West.
Në gusht të vitit të kaluar, West publikoi albumin “Donda”. E menjëherë pas tij ai filloi punën për albumin e dytë “Donda 2”.
Në mes të gjithë punës profesionale, Kanye u nda nga Kim Kardashian, e cila tashmë është bashkë me komedianin, Pete Davidson.
Ye – emri me të cilin ai dëshiron të njihet dhe që zyrtarisht e ka ndryshuar nga Kanye, mësohet se dëshiron të largohet pak nga syri i publikut.
Sipas një mikut të tij, artisti dëshiron të largohet të paktën për një vit nga muzika dhe jeta publike.
Kanye supozohet të marrë pjesë në Rolling Loud në Miami muajin e ardhshëm, por bazuar në lajmin e fundit, nuk dihet nëse ai do të jetë prezent./21Media

Back to top button