Stuhia përplas parashikuesin e motit në IHMK me Tahirsylajn

Kosova ka vetëm 13 punëtorë në Institutin Hidormeteorologjik të Kosovës, dhe është vendi me më së paku punëtorë në krahasim me vendet e rajonit.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Besim Aliu nga ky institut si përgjigje ndaj deklaratave të ish drejtorit të IHMK-së Sylë Tahirsylaj.
Numri i punëtorëve ne Institutin tonë dhe në institutet e rajonit:
“Kosova 13 punëtorë, Mali i Zi 113 punëtorë, Maqedonia 189 punëtorë, Kroacia 363 punëtor dhe Serbia 530 punëtorë.”
Tahirsylajn ka fajësuar IHMK-në se nuk e ka parashikuar stuhinë e së hënës e cila shkaktoi vdekje por edhe dëme materiale.
Lidhur me këtë Aliu thotë se shtatë orë më herët është njoftuar për stuhinë, dhe kanë hedhur akuza mbi Tahirsylajn për siç thonë ata gjendjen në të cilën ka lënë këtë Institut.
“Ja vizioni i një ish drejtori i cili e pat lënë IHMK me një teknologji primitive, me tri stacione manuele dhe me një staf tejet simbolik. Kemi pasur shumë oferta nga jashtë për të marr pjesë në trajnime sa i përket fushës së meteorologjisë por i njëjti gjithmonë i ka refuzuar me pretekstin se IHMK nuk i duhen njerëz. Me ikjen e tij nga IHMK është bërë revolucion në teknologji dhe në trajnime, sepse i kemi ndjekur të gjitha, por ky numër kaq i vogël i punëtoreve edhe sot na ka krijuar vështirësi të papara dhe shtetet e rajonit po habiten se si mundemi me funksionu me ketë staf kaq simbolik.”, thuhet në reagimin e Aliut./21Media

Back to top button