Kanye West tërhiqet nga “Coachella”

Kanye West zyrtarisht është tërhequr nga festivali “Coachella”.
West mendohej si një ndër artistët kryesor që do të performonin në këtë festival.
Konkretisht, vetëm një javë para datës së mbajtjes së këtij festivali, burime pranë reperit kanë konfirmuar se performanca e tij e paraparë të mbahej, në fakt është anuluar.
Pos West, ai që do të performonte krahë tij ishte edhe reperi Travis Scott, që për të njëjtin ende nuk dihet nëse do të performojë pas tërheqjes së West nga festivali.
Ende nuk është bërë e qartë arsyeja përse reperi nuk do të performojë.
Ndryshe, West ka qenë ndër emrat më të lakuar në mediat rozë së fundmi, sidomos pas fryerjes që i bëri prezantuesit Travor Noah përmes Instagramit, gjë që e pezulloi për 24 orë në këtë rrjet social.
Që atëherë, ai nuk ka postuar asgjë./21Media

Back to top button