Më shumë të shëruar sesa të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 41 raste të reja Covid-19, përcjell TV21.
Ka vdekur 1 pacient, kurse janë shëruar 457 pacientë njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Sipas regjistrit  të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar edhe dy viktima që kanë ndërruar jetë me datë 15.03.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 306.711, numri i të shëruarve është 295.914, numri i të vdekurve është 9.231 dhe numri i rasteve aktive është 1.566./21Media

Back to top button