Kaos në kryeqytet, Rama: Bashkëndjejmë me ju

I pari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se lidhur me testimin e Unazës së Brendshme në kryeqytet, qytetarët janë njoftuar më parë.
Rama tha se gjatë ditës së sotme është bërë identifikimi i fytave të ngushtë dhe njëkohësisht, thotë se kanë pranuar mesazhe me rekomandime për të gjetur një zgjidhje përfundimtare.
“Po ju drejtohem në lidhje me procesin e testimit të Unazës së Brendshme në kryeqytet. Për këtë testim ju kemi informuar publikisht, qysh nga data 26.10.2022. E kuptoj plotësisht frustrimin e shumë qytetarëve rreth këtij testimi. Unë dhe stafi përgjegjës i Komunës së Prishtinës bashkëndjejmë me ju. Pavarësisht këtij frustrimi të shprehur, ju falënderoj përzemërsisht për durimin që treguat sot. Gjatë ditë së sotme, ne kemi bërë identifikimin e fytave të ngushtë dhe njëkohësisht kemi pranuar mesazhe me propozime e rekomandime konkrete për të ofruar një zgjidhje përfundimtare për komunikacionin e ngarkuar të kryeqytetit tonë. Të gjitha propozimet dhe shqetësimet jemi duke i trajtuar me kujdes të veçantë bashkë me stafin tim. Dua të bëjë një falënderim të veçantë për Policinë e Kosovës, për punën e zellshme dhe bashkëpunimin efektiv. Po ashtu, dua të falënderoj edhe Task Forcën e krijuar për këtë qëllim, të cilët monitoruan udhëkryqët nga afër si dhe përmes teknologjisë me dronë dhe pajisje softuerike. Dua të ju siguroj se ky testim si dhe testimet e mëparshme janë bërë me qëllimin më të mirë të mundshëm për qytetarët e Prishtinës dhe të qyteteve të tjera të cilët punojnë dhe e vizitojnë kryeqytetin. Kam besim të plotë që bashkëshirt do t’ia dalim ta transferojmë Prishtinë tone”, tha Rama./21Media 

Back to top button