Çitaku: Kryeministër, mos humb kohë me targa

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka thënë Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti “të mos humbë kohë me targa”.
Çitaku tha se marrëveshja finale me njohje reciproke do të ndodh, siç thotë ajo, atëherë “kur veprojmë mençur e me maturi”.
“Kjo puna e qortimit a po i bjen që kanë me ua thirrë prindërit a qysh. Kryeministër, mos humbë kohë me targa. Konteksti gjeopolitik është në anën tonë. Marrëveshja gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër është e mundur nëse punojmë mençur dhe me maturi”, tha Çitaku./21Media 

Back to top button