Kaosi i sotëm në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Retorika e viteve të 90-ta në skenë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka cilësuar si rrëmujë situatën e krijuar në Kuvendin e Serbisë sot, duke thënë se ka mungesë elementarë për realitetin në Kosovë.
“Kështu do të kisha cilësuar seancën e sotme në parlamentin e Serbisë.Retorika e viteve të 90-ta në skenë.”, ka shkruar ai në Facebook.
Në Kuvendin e Serbisë ku u mbajt një seancë të jashtëzakonshme pati sulm në pjesën e dytë të debatit, kur deputetët e opozitës, u drejtuan drejt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Fillimisht kanë thirrur “tradhti, tradhti”, “Kosova është zemra e Serbisë”, e më pas kanë shkuar në vendin ku ai ishte ulur. Në të njëjtën kohë janë ngritur në këmbë edhe deputetët e pushtetit. Në këtë situatë, e cila ka zgjatur rreth 15 minuta, në sallë ka hyrë edhe sigurimi i Kuvendit./21Media

Back to top button