Çitaku- Kurtit: Kushtet thuaju Serbisë dhe emisarëve

Nënkyretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se në negociata, kryeministri Albin Kurti ka përballë Serbinë e jo PDK-në.
Ajo ka shpalosur disa dallime mes kryeministrit Kurti dhe subjektit politik që Çitaku bën pjesë.
“Kryeministri në negociata e ka përballë Serbinë, dhe emisarët në mes. Me ta duhet të negociojë. Jo me ne. Atyre duhet thënë kushtet, e jo neve. Për PDK-në, interesi i Kosovës është gjithmonë para kundërshtive të brendshme. Për dallim nga Kryeministri, PDK është konsistente për dialogun. Ne mbështesim një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila në qendër ka njohjen reciproke.”, ka shkruar ajo në Facebook.
Sipas Vlora Çitakut, kryeministri e ka të vështirë të ballafaqohet me rrëfimet që I ka ndërtuar vet.
Ndërkohë, për Kryeministrin, ballafaqimi me arkivat e lajmeve dhe rrëfimeve që i ka ndërtuar vet, duket të jetë më i vështiri./21Media

Back to top button