Kaosi në Afganistan, disa linja ajrore pezullojnë fluturimet

 
Të paktën tre linja ajrore ose kanë pezulluar ose kanë ndryshuar rrugët për t’iu shmangur hapësirës ajrore të Afganistanit, pasi qeveria e vendit ra në duart e talebanëve.
“United Airlines” tha në një deklaratë se do të ndryshonte fluturimet rreth Afganistanit dhe do të vazhdonte të punonte ngushtë me FAA dhe IATA për të vlerësuar situatën. Fluturimet që do të prekeshin nga ky devijim ishin ato që niseshin nga SHBA drejt Indisë.
“Emirates” tha në faqen e saj në internet se kishte pezulluar fluturimet nga Kabuli dhe për në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, për shkak të situatës e cila ka precipituar.
Një zëdhënës i mediave për “FlyDubai” i tha CNN se kjo kompani gjithashtu ka pezulluar operacionet në Kabul dhe vazhdon të monitorojë situatën.

Back to top button