Kapen 220 kilogramë kokainë, arrestohet 37-vjeçari shqiptar

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Guardia di Finanza në Itali.
Arrestimi i tij u bë gjatë një operacioni Anti-drogë në Verona, ku u kapën 220 kilogramë drogë e llojit kokainë.
Sasia u kap në një kamion që drejtohej nga shqiptari, i cili ishte edhe më parë i akuzuar për trafikim droge, shkruajnë mediat italiane.
Nëse kokaina e pastër do të hidhej në treg vlera e saj do të arrinte në 15 milionë euro
Kamioni u ndalua nga agjentën e Guardia di Finanzas në autostradën A4 të Veronas.
Agjentët vunë re se shpejtësia e kamionit ishte jo e zakonshme, prandaj fillimisht e verifikuan targën e automjetit.
Ata kishin pasur informacione se kamioni mund të përdorej për transportim të drogës.
Ngjarja ka ndodhur më datën 6 mars.
Droga që u zbulua ishte e ndarë në 200 pako./21Media

Back to top button