Kapen 520 kg drogë në Serbi

1 min read

520 kilogramë marihuanë, janë kapur nga policia në Nish të Serbisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, thuhet se droga ka shkuar nga Kosova dhe ka qenë e destinuar për shitje të mëtutjeshme nëpër qytete dhe qyteza të Serbisë.

Në këtë aksion policor, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale të shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

“Vazhdon lufta e ashpër e Ministrisë së Punëve të Brendshme me shpërndarësit e drogës, pavarësisht nëse Serbia është vend transit apo destinacion final për shitjen e drogës, me të njëjtën vendosmëri dhe luftë do të arrestojmë këdo që importon dhe shet drogë në vendin tonë”, citojnë mediat në Serbi, të ketë thënë ministri i policisë së shtetit verior fqinj, Aleksandar Vulin./21Media