Zelanda e Re do i rihap kufijtë, mirëpret vizitorët vitin e ardhshëm

Zelanda e Re do të rihap kufijtë dhe do të lejojë të huajt të hyjnë në vend në vitin e ardhshëm.
Vizitorët e vaksinuar plotësisht mund të hyjnë nga 30 prilli dhe do të duhet të izolohen për shtatë ditë pas mbërritjes.
Lëvizja lehtëson kufizimet strikte që kanë mbyllur shumë qytetarë dhe turistë që kur kufijtë u mbyllën në fillim të pandemisë.
Ministri, Chris Hipkins përshkroi planet e rihapjes së organizuar të hënën si “qasja më e sigurt për të siguruar që rreziku të menaxhohet me kujdes”.

Në fazën e parë të rihapjes, qytetarët e Zelandës së Re të vaksinuar plotësisht dhe banorët që janë aktualisht në Australi do të lejohen të kthehen nga 16 janari e tutje.

Ndërsa, qytetarët e Zelandës së Re që janë në vendet tjera, do të rikthehen më 13 shkurt./21Media

Back to top button