Kapen duke kontrabanduar mallra me traktorë nga Serbia në Kosovë

Mbrëmë rreth orës 19:50 në zonën kufitare mbi fshatin Korminjan-Ranillug policia ka ndaluar dy traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës me artikuj ushqimor.
Sipas një komunikate për media traktorët drejtoheshin nga dy kosovarë, të cilët kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme.
“Patrulla policore ka arrestuar dy të dyshuarit, malli dhe traktorët janë dërguar në terminalin doganor. Ndaj dy të dyshuarve iniciohet rast penal ‘kontrabanda me mallra’. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në komunikatë.
Malli i kontrabanduar përbëhej nga artikuj ushqimor si: mish, mjaltë, pije të gazuara, birra, djathë, sheqer, uji etj/21Media

Back to top button