Kapen mbi 17 mijë cigare elektronike të padeklaruara në autobusin e linjës Gjermani – Kosovë

Dogana e Kosovës ka zbuluar 17,290 pako me cigare elektronike të shijeve të ndryshme, së bashku me 10,000 thithje (puffs) të padeklaruara gjatë tentimit për kontrabandim në autobusin e linjës Gjermani – Kosovë, në Merdare.

Ndërsa gjatë kontrollit Dogana njofton se janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme e cigareve elektronike në fund të autobusit dhe nën karrige të mbuluara me valixhe dhe gjësende të udhëtarëve.

“Oficeret Doganore së bashku me Oficerët e Policisë kanë hapur bagazhet, ku janë gjetur sasi prej 17,290 pako cigaret elektronike të shijeve të ndryshme, së bashku me 10,000 thithje (puffs) në sasi prej 20 ml secila, fillimisht në pjesën e majtë të bagazhit. Pas kësaj, autobusi është selektuar për kontroll të vijës së dytë, respektivisht për kontroll detal. Kontrolli ka rezultuar me gjetjen edhe të një sasie të konsiderueshme të cigareve elektronike në fund të autobusit dhe nën karrige të mbuluara me valixhe dhe gjësende të udhëtarëve”, ka shkruar Dogana e Kosovës në “Facebook”.

Tutje Dogana ka shkruar se drejtuesi i autobusit ka pranuar verbalisht se malli i takon atij dhe se tërë sasia e gjetur është konfiskuar derisa veprimet në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë në përputhje me procedurat dhe rregulloret relevante të doganës./21Media

Back to top button