Çeku: Kosova po bëhet dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se gjithçka është gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Çeku ka thënë se shpronësimet kanë përfunduar dhe Kosova po bëhet me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht, shkruan rtv21.tv.

“Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

Tutje ka shtuar se punët do t’i monitorojnë në baza ditore dhe sipas tij asnjë vonesë nuk do të tolerohet./21Media

Back to top button