Kapen në aeroport dy të dyshuar me lejeqëndrime false

Një mashkull dhe një femër me shtetësi të huaj, të mërkurën kanë tentuar që të fluturojnë nga aeroporti “Adem Jashari” për në Vjenë, duke prezentuar lejeqëndrim të një shteti tjetër, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar, raportojnë nga Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër së bashku me fëmijët është dërguar në qendrën për punë sociale.
“Raportohet se të dyshuarit një mashkull dhe një femër me shtetësi të huaj kanë tentuar që të fluturojnë nga Aeroporti Prishtinë për në Vjenë, duke prezentuar leje qëndrim të një shteti tjeter e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuar femër së bashku me fëmijë në qendrën për punë sociale”, thuhet në raportin e PK-së.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?