Kapen në flagrancë hajnat në Vushtrri

Tentuan të krynin vjedhje në pikë të natës

Një rast i veprës penale “vjedhje e rëndë në tentativë” është raportuar gjatë natës në Stacionin Policor në Vushtrri.

Policia Rajonale e Mitrovicës përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se ka arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në këtë rast.

“Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se rreth orës 03:30 të datës 17 janar 2020, në rrugën ‘Trepça’’ në Vushtrri, dy të dyshuarit në bashkëveprim, në një shtëpi private kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë në tentativë’, me ç’rast nga shtëpia kanë vjedhur vegla të ndryshme pune dhe veshmbathje të ndryshme. Sendet e vjedhura pas procedurave të nevojshme i janë kthyer pronarit”, ka njoftuar policia.

Sipas policisë pas procedurave intervistuese, dy të dyshuarve E. Sh., 25 vjeçar dhe A. V., 23 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media

Back to top button