Kapet arma me 50 fishekë në një autobus në Merdare

Një armë me 50 fishekë është kapur të dielën në një autobus me targa vendore në pikën kufitare të Merdarit.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit, në njërën prej valixheve është vërejtur arma, e më pas është konstatuar dhe gjetur edhe pronari i valixhes.

Arma me fishekë është konfiskuar dhe i janë dorëzuar Policisë kufitare.

“Sot, më datë 22.12.2024, në Pikën Kufitare të Merdares, rreth orës 18:00 është paraqitur një autobus me targa vendore. Gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim disa valixhe. Gjatë procesit të skanimit, është vërejtur se në njërën nga valixhet ndodhej një armë dhe 50 copë fishekë. Pas verifikimeve të mëtejshme, është konstatuar dhe gjetur pronari i valixhes. Arma dhe fishekët janë konfiskuar menjëherë dhe janë dorëzuar pranë Policisë Kufitare për procedura të mëtejshme ligjore. Policia e Kosovës ka marrë përsipër trajtimin dhe hetimin e këtij rasti, në përputhje me ligjet në fuqi. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me organet kompetente dhe të raportojnë çdo veprim të dyshimtë, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku për një mjedis më të sigurt”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button