Kapet drogë në bisht të tiganit

Dy të burgosur në Dubravë këtë të premte pranuan pako ku brenda tyre në mënyrë të kamufluar është gjetur drogë.
Me të pranuar informacionin, njësiti i Inteligjencës së SHKK-së ka lokalizuar dy pako të ardhura për dy të burgosur, në të cilat bastisja ka rezultuar pozitive, ku brenda pakove në mënyrë të kamufluar është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
“Të burgosurit e dyshuar se pakot me gjëra të kamufluara kanë qenë të dedikuar për ta janë veçuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia”, thuhet në komunikatën e SHKK-së./21Media

Back to top button