Këto përfitime i sjell dushi i ftohtë

1 min read

Një dush me ujë të ftohtë ka ndikim të jashtëzakonshëm në lëkurën tonë. Ja disa nga përfitimet:

1. I jep lëkurës shkëlqim

Një dush i ftohtë ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut dhe kjo për fytyrën tuaj nënkupton një pamje të freskët rrezatuese.

2. Parandalon plakjen

Të bësh dush me ujë të ftohtë çdo ditë e ndihmon lëkurën të qëndrojë më e re. Uji i ftohtë aktivizon sistemin nervor dhe truri juaj çliron hormone kundër stresit. Kjo është një gjë e mirë, pasi studimet kanë treguar se stresi psikologjik ka një ndikim të drejtpërdrejt në plakjen e lëkurës.

3. Parandalon problemet e lëkurës të lidhura me stresin

Dush i ftohtë dërgon në tru një sasi të madhe impulsesh elektrike dhe stimulon çlirimin e endrofinave apo ”hormonit të lumturisë”. Niveli i stresit bie dhe jeni më pak të prirur të përjetojmë problemet me puçrrat.

4. Shtrëngon poret

Dushi i ftohtë do të minimizojë përkohësisht poret tuaja. Ndihmon në shkëlqimin e fytyrës dhe gjallërinë e saj.

5. Shmang problemet me skuqjen

Dushi i nxehtë shkakton skuqje të fytyrës dhe kruajtje, ndërsa ai i ftohtë bën pikërisht të kundertën. Për ata që vuajnë nga skuqja e fytyrës, dushi me ujë të ftohtë është ideal.