Kapet drogë në Gjakovë dhe Viti, policia jep detaje
Sekuestrohen substanca narkotike të llojit marihuanë në qytetin e Gjakovës dhe atë të Vitisë.
Nga raporti i Policisë së Kosovës theksohet se në qytetin e Vitisë janë sekuestuar substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 33.37 gram.
“Njësitë policore në afërsi të një parku kanë gjetur dhe sekuestruar një peshore digjitale, një grinder për marihuanë si dhe pesë qese plastike të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 33.37 gram. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.
Nga ky raport tutje thuhet se po ashtu në Gjakovë është sekuestuar substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 6.23 gram.
“Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 6.23 gram. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./21Media