Kapet duke kontrabanduar mallra nga Serbia

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Pasjan të Parteshit pasi që pas kontrollimit në veturën e tij me targa të Serbisë janë gjetur mallra të ndryshme të padoganuara.

I dyshuarit kishte hyrë nga Serbia në territorin e Kosovës nëpër rrugët malore më 24 shtator.

“Pas kontrollit te automjetit është konstatuar se në automjet ka pasur ngarkesë me sa vijon: 740 shishe birra, 12 shishe coca cola, 20 kg sheqer paketime nga një kg, vaj diamant 15 l, qumësht 12 l. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti kurse automjeti me mall në terminalin Doganor. Pas intervistimit i dyshuari është liruar të bëhet kërkesë për vlerën e mallit në Doganën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button