Një e katërta e Mbretërisë së Bashkuar me masa të rrepta

 

Më shumë se një e katërta e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar është izoluar për shkak të pandemisë Covid-19, pasi masat e reja hyjnë në fuqi këtë fundjavë.

Nga e shtuna në Angli, familjet në Leeds, Wigan, Stockport dhe Blackpool do të ndalohen të përzihen në shtëpitë ose kopshtet e njëri-tjetrit.

Në Uells, Llanelli do t’i nënshtrohet rregullave të reja pas 24 orësh.

Takimi me një familje tjetër brenda u ndalua të mërkurën në të gjithë Skocinë, transmeton rtv21.tv.

Ndërkohë, numri ditor i rasteve të konfirmuara Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar arriti një rekord të lartë prej 6 mijë e 874, treguan shifrat e qeverisë të premten./21Media

Back to top button