Kapet kokainë në autobusin e linjës Gjermani-Kosovë

Oficerët doganor gjatë kontrollit të një autobusi të linjave ndërkombëtare sot në Merdare, kanë gjetur 571 gram substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.
“Oficerët doganor kanë ndaluar në Merdare autobusin e linjës Gjermani-Kosovë gjatë hyrjes në Kosovë, pas kontrolleve fillestare të rregullt oficerët doganor në një valixhe krahu kanë gjetur një sasi rreth 15 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Pas kontrolle shtesë të valixheve dhe autobusit, janë gjetur edhe 20 paketime me sasi rreth 571 gram narkotikë të llojit kokainë”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Ata tuje kanë njoftuar se rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës për hetime të mëtejme.
“Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button