Kapet me drogë, arrestohet një burrë

Policia ka bërë të ditur se dje është arrestuar një burrë nga Prizreni pasi që të njëjtit i është iu është gjetur substancë narkotike.
”Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi policia gjatë kontrollit të shtëpisë së tij ka gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë të dyshuar narkotike, marihuanë me peshë rreth 28.91 gram, disa qese me kokainë 68.86 gram, peshore elektrike, telefon dhe disa gjëra të tjera”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button