Vdiq profesori Ali Sadiku

 
Ka vdekur profesori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, Ali Sadiku.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij përmes një postimi në Facebook.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, njoftojmë të gjithë familjarët dhe miqtë, se sot me datë 12.07.2021, ndërroi jetë më i dashuri jonë Ali Sadiku”, ka shkruar ai.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 13:00 në varrezat e Shipolit.
Sadiku kohë më parë ka qenë edhe pjesë e ndërmarrjes Trepça./21Media

Back to top button