Kapet me mbi 11 mijë euro pasagjeri i linjës Londër- Prishtinë, i konfiskohen 25% e tyre

Një pasagjer i linjës Londër- Prishtinë është kapur me 11 mijë euro, ku 25% e tyre i janë konfiskuar, njofton policia.

“Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka vazhduar aktivitetet në realizim të planit operativ me qëllim të kontrollimit të pasagjerëve të linjës Londër-Prishtinë dhe anasjelltas, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe shkeljeve tjera ligjore. Në këtë rast, një pasagjer kishte mjete monetare mbi sasinë e lejuar: 9,500.00 £ (11,033.00 €). Sipas procedurave 25% e mjeteve janë konfiskuar.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button