Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia shqiptare gjen fëmijën dy vjeç të humbur në Velipojë

Një dyvjeçar që kishte humbur pasi ishte larguar nga prindërit e tij në plazhin e Velipojës. I njëjti  është gjetur pas intervenimit të policisë.

Salla Operative e Stacionit të Policisë Velipojë u njoftua nga një familje pushuese se djali i tyre i mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë në zonën e plazhit u angazhuan në kërkime intensive në terren.

Punonjësit e policisë në Velipojë ia dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, djalin dyvjeçar.

Prindërit e djalit falënderuan shërbimet e policisë për reagimin e menjëhershëm dhe përkushtimin në këtë rast.

Policia e Shtetit u bën apel pushuesve që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët e tyre, veçanërisht në zonat e mbipopulluara, si plazhet.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button