Kaloni te përmbajtja kryesore

Kapet në kontrabandë një rimorkio me cigare, po drejtohej nga një serb

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren në brezin kufitar Republika e Kosovës – Serbi, ku më 04.12.24, pas pranimit të informatave nga burimet zyrtare të PK-së, në fshatin Korminjan – Ranilluk është ndaluar njē traktor me rimorkio të improvizuar i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë.

Lidhur me rastin gjatē kontrollit tē rimorkios ështē vērejtur se kishte të ngarkuar mallra si në vijim:

Duhan në paketime (Marlboro, Winston, Camel, Lucky Strike) me peshë nga 500 gramë në sasi prej gjithsej rreth 250 kg duhan i përpunuar, cigare Trokadero slim 50 boksa (shteka), king 50 boksa, korset i kuq 50 shteka, korset i kaltërt 50 shtek, trokadero 50 boksa gjithsej 250 shteka. Vlera e mallit të lartcekur sipas tregut është rreth 8500 €, ndërsa shmangiet nga tatimi dhe akciza janë rreth 1.3000 Є. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e shtetit, ndërsa malli dhe automjeti dërgohen në terminalin doganor derisa rasti procedohet për trajtim te njësitet përkatëse policore”, ka njoftuar Policia në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button