Kapet në Spitalin e Pejës i arratisuri nga burgu i Lipjanit

 
Policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili ishte arratisur nga burgu i Lipjanit.
A.K, u gjend në spitalin rajonal të Pejës, policia e Kosovës me të marrë këtë informacion për vendndodhjen e tij, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin.
Ai ishte arrestuar pasi ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës./21Media

Back to top button