Sllovaki-Spanjë, formacionet zyrtare

 
Me fillim nga ora 18:00 do të fillojë ndeshja e Grupit E mes Sllovakisë dhe Spanjës, ku të dy kombëtaret i ndanë një pikë dhe një vend.
Sllovakët rikthehen në këtë ndeshje nga humbja 1:0 kundër Suedisë, kurse Spanja ka vazhduar me rezultate jo të mira, ku në ndeshjen e fundit barazuan 1:1 me Poloninë.
Tek Sllovakia në ndeshjen e sotme nuk do të paraqiten sulmuesi Ivan Schranz dhe mbrojtësi Denis Vavro, kurse Spanja ka të gjithë lojtarët e grumbulluar në dispozicion.
Tanimë të dy trajnerët kanë bërë zyrtare formacionet me të cilat do të zbarkojnë në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës, dhe ato i gjeni më poshtë.
Sllovakia (4-2-3-1): Dubravka; Pekarik, Satka, Skriniar, Hubocan; Kucka, Hromada; Haraslin, Hamsik, Mak; Duda.
Spanja (4-3-3):Simon; Alba, Laporte, Garcia, Azpilicueta; Pedri, Busquets, Koke; Moreno, Morata, Sarabia.
Grupi E
18:00 Sllovakia – Spanja (Stadiumi La Cartuja-Sevillë).

Back to top button