Kapet një kamion me ujë “zem-zem” ilegal

Gjatë ditës së sotme është parandaluar një rast i ‘kontrabandës me mallra’. Një 29-vjeçar ka tentuar të kontrabandojë ujë “zem-zem” dhe mallra tjera.
“Rreth orës 15:30, patrullat policore të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, kanë identifikuar një kamion i cili dyshohet se nga territori i Maqedonisë ishte futur në territorin e vendit tonë në mënyrë ilegale. Në kamion kishte ujë ‘zem-zem’ dhe mallra tjera të kontrabanduar”, ka thënë Policia përmes një komunikate për media.
Kamioni drejtohej nga i dyshuari 29 vjeçar, kosovar.
Kamioni me mall i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura doganore./21Media

Back to top button