Kapet një maqedonas me veturë të vjedhur në Vërmicë

Policia e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, ka ndaluar një veturë të tipit ”Land Rover”, e cila drejtohej nga B.S shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Pas kontrolleve vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2021 në Bullgari.
”Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2021 në Bullgari”, bëhet e ditur nga policia.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti penal, është konfiskuar vetura dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button