Kapet sasi e konsiderueshme e mallit komercial pa dokumentacion përkatës

Policia e Kosovës ka informuar se sot në regjionin e Ferizajt  është realizuar plani operativ i koduar me emrin “Transporti”, me ç’rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallit komercial pa dokumentacion përkatës, për çka është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin ka ndaluar 5 automjete.

“Në kuadër të këtij plani, Sektori i Hetimeve i Departamenti të Policisë Kufitare, në asistim edhe të Njësive tjera të Departamentit të Policisë Kufitare, gjatë realizimit të detyrave në implementimin e planit operativ kanë ndaluar për kontroll pesë (5) automjete si në vijim: 1). Seat Alhambra, 2). VW Sharan, 3) Seat Alhambra, 4). VW Sharan dhe 5). Seat Alhambra, të gjitha me drejtues (vozitës) meshkuj shtetas kosovar, nën dyshimin për tregti të ndaluar. Në momentin e ndaljes dhe gjatë kontrollit në automjetet e lartcekura është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallit komercial pa dokumentacion përkatës, për çka është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme.”, ka informuar policia.

Sipas udhëzimeve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, lidhur me këtë është iniciuar rast penal nën  dyshimin e kryerjes se veprës penale “Tregti e Ndaluar”, malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa personat e dyshuar pas intervistimit lirohen në procedure të rregullt./21Media

Back to top button