Kaplohen nga zjarri 4 depo me pemë e perime
Policia ka bërë të ditur se dje në Prishtinë është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri janë përfshirë katër depo të mbushura me pemë dhe perime –prona të katër personave.
Përveç dëmëve materiale, 2 persona kanë pësuar lëndime trupore.
”Njësit relevante dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jenë të konsiderueshme, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, është bërë e ditur në raportin e policisë./21Media