Karan është një kopje e nënës Fahriye

Aktorja e njohur turke, Fahriye Evcen Özçivit ka folur së fundmi në lidhje me reagimet që i janë bërë në lidhje për ngjashmërinë me djalin e saj, Karan.
Evcen, më heret kishte publikuar një fotografi kur kishte qenë e vogël dhe ndjekësit duke parë ngjashmërinë e aktores me djalin, komentuan se “Karan ishte një kopje e nënës së saj”.

35-vjeçarja Fahriye Evcen gjithashtu kishte theksuar se kujdeset shumë për të birin si çdo nënë për fëmijët e vet, por ajo ka shtuar se nganjëherë nuk ka kohë as për të krehur flokët.
“Unë tashmë bëj një punë me ritme të shpejta, por gjithmonë mendoja se e menaxhoja kohën shumë mirë. Ndërsa isha krenare për veten time, kur një fëmijë erdhi në jetën time, unë pashë se nuk ishte aspak kështu, foshnja ma ktheu ritmin përmbys. Ai ka një ritëm dhe nëna duhet të gjejë kohë për të. Burak gjithashtu kontribuoi”, ka thënë Evcen.

Ndryshe, Fahriye Evcen dhe Burak Ozçivit janë takuar 8 vjet më parë në serialin televiziv “Çalıkuşu” ku edhe kishin filluar të përjetojnë dashurinë.
Ndërkaq, çifti janë martuar në vitin 2017 ndërsa djali i tyre ka ardhur në jetë në vitin 2019.

 

Back to top button