Karim Benzema nuk do të luajë në këtë Botëror për shkak të lëndimit

Karim Benzema, sulmuesi i Real Madridit që shihet si vendimtar për shpresat e Francës për Kupën e Botës, është detyruar të tërhiqet nga turneu pas një lëndimi.
34 vjeçari i cili muajin e kaluar fitoi Topin e Artë, pësoi një lëndim gjatë një séance stërvitore të shtunën.
Ai u përjashtua menjëherë nga ndeshja hapëse e Francës kundër Australisë, pas testeve mjekësore, rezultoi se dëmi ishte i madh dhe se nuk do të shërohej në kohë për të luajtuar në ditët e Kupës së Botës.
“Nuk jam dorëzuar kurrë në jetën time, por sot duhet të mendoj për ekipin, siç kam bërë gjithmonë”, ka thënë Benzema.
Didier Deschamps, trajneri i Francës u shpresh se “ndjehet i trishtuar” pas këtij vendimi.
Benzema humbi fitoren e Francës në turneun e 2018-ës pas një largimi prej vitesh nga ekipi kombëtar lidhur me një skandal në të cilin ishte i përfshirë.
Sipas rregullave të Kupës së Botës, Deschamps ka 24 orë kohë ta emërojë një zëvendësues./21Media

Back to top button