Kasami takoi ambasadorin Zbogar

U diskutua për për aktualitetet politike

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami u takua me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zbogar.

Në këtë takim është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat me të cilat është duke u përballur Maqedonia në rrugën e saj euro – atlantike. Kasami e informoi Ambasadorin e Bashkimit Evropian se Lëvizja Besa po angazhohet që Maqedonia të jetë shtet i barabartë për të gjithë dhe si e tillë të bëhet pjesëtare e familjes evropiane, shkruan tv21.tv.

Gjithashtu Lëvizja BESA e ka informuar Zbogarin se kërkesa e Gjorgje Ivanov, që të ketë garanci me shkrim nga LSDM-ja dhe partitë shqiptare nënshkruese të Deklaratës së Përbashkët, krijon një praktik të rrezikshme për funksionimin e shtetit dhe në veçanti për avancimin e mëtutjeshëm të të drejtave etnike të shqiptarëve./21Media

Back to top button