Osmani – Kasanofit: Dialogu strategjik me SHBA-në hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit

(Lajm i përditësuar)
Osmani – Kasanofit: Dialogu strategjik me SHBA-në hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit
Presidenca ka dhënë detaje pas takimit të Presidentes Vjosa Osmani, me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
“Në takim u diskutua për forcimin e mëtejshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t`i përmbushur synimet e përbashkëta strategjike.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se Osmani shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës, “duke shtruar nevojën e dialogut strategjik me SHBA-në, si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit, kërkesë kjo që ka vite që është përcjellë nga Presidentja Osmani.”, vijon njoftimi.
“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke potencuar se një Kosovë e integruar në Aleancën Veri-Atlantike forcon sigurinë e vendit, por kontribuon edhe në stabilitetin e rajonit.
Në takimin me Kasanof, Presidentja Osmani diskutoi edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, siç është fusha e mbrojtjes dhe sigurisë.”, përfundon njoftimi.
Kasanof takohet me Osmanin
Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof gjatë qëndrimit në Kosovë, po zhvillon takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Takimi ka filluar në ora 16:00 dhe ende nuk dihet nëse do të ketë prononcim për media. /21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?