Kaspaolli: PDK dhe LDK synojnë të hyjnë në qeveri, pazari kryesor është posti i presidentit

(Lajm i përditësuar)
Kaspaolli: PDK dhe LDK synojnë të hyjnë në qeveri, pazari kryesor është posti i presidentit
Analisti politik Gezim Kaspaolli ka komentuar për Click të RTV21 planet e PDK-së dhe LDK-së për të marrë pjesë në qeverisje. Sipas Kaspaollit, të dy partitë po synojnë pozita të rëndësishme për të siguruar ndikim politik.
“Edhe PDK edhe LDK, të jemi të sinqertë, pazarin të cilin duan me bo është presidenti edhe me hy në qeveri. Ata duan si PDK, e LDK duan me pas hise edhe në qeveri për shkak se vetëm në atë mënyrë ka kuptim.”
Kasapolli: Marrëveshja për presidentin mund ta dobësojë LDK-në
Analisti politik Gëzim Kasapolli ka komentuar zhvillimet e fundit rreth mundësisë së një marrëveshjeje politike për postin e presidentit, duke paralajmëruar pasoja për Lidhja Demokratike e Kosovës.
Duke folur për diskutimet mes partive politike, ai u ndal te roli i Partia Demokratike e Kosovës në një marrëveshje të mundshme.
“Kushdo nga PDK që e merr postin e presidentit, nëse ka marrëveshje, unë besoj që e dobëson LDK-në deri në palcë,” tha Kasapolli./RTV21/21Media