Kastrati i dërgon letër publike kryetarit të ri të Kamenicës për t’i uruar fitore

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati nëpërmjet një letre publike ia ka uruar fitoren kryetarit të zgjedhur të kësaj komune, Kadri Rahimaj, duke dhënë edhe disa sygjerime.
Kastrati ka shkruar se duke qenë se besimi në institucione nga ana e qytetarëve vazhdon të jetë i ulët, shpreson se Rrahimaj të vazhdon përpjekjen për instalimin e një qeverisje që nuk e keqpërdorë paranë publike.
”Në kuadër të kësaj, për të ndërtuar një shoqëri të shëndoshë demokratike është e domosdoshme që kabineti, por edhe stafi civil, të jetë divers duke përfshirë 50% të grave në pozita udhëheqëse, dhe përfshirje të minoriteteve në vendimmarrje. Së dyti tashmë është konfirmuar katërcipërisht që reforma në arsim është e domosdoshme për një arsim cilësor dhe zhvillim të fëmijëve. Së treti, Kamenica ka shumë probleme infrastrukturore të cilat kanë nevojë për zgjidhje.

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kadidati i VV-së Kadri Rahimaj ka fituar me 53.11% të votave, ndërsa kundër kandidati i tij nga PSD-ja Qëndron Kastrati ka marrë 46.89% të votave./21Media

Back to top button