Një 50 vjeçar gjendet i vdekur në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Sot rreth orës 14:00 është raportuar se një 50 vjeçar nga Prishtina është gjetur i vdekur në një shtëpi në rrugën “Lec Gradica”.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se ka elemente që sygjerojnë për një vetëvrasje të mundshme.
”Me të marrë informatën policia ka dalë  në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton këtë rast dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit. Trupi i pajetë i viktimës, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button