Kastrati ia kujton Kurtit fushatën me xhip, i dhuron veturë-lodër

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka ironizuar sot me Kryeministrin Albin Kurti, duke i dhuruar një veturë lodër, duke kujtuar kështu veprimin e kryeministrit gjatë fushatës zgjedhore, kur ai me veturat zyrtare ka bërë fushatë për kandidatët për kryetar komunash nga radhët e VV-së.
Kastrati e ka pyetur me ironi edhe ministrin e Financave, Hekuran Murati se përse nuk ka ndarë një linjë të veçantë për naftën.
“Sa ka ndarë ai për këta xhipa të zi t’ia lëmë këtu se koha dhe arkiva na tregojnë se si ndërlidhen fjalët dhe veprimet politike me ato konkrete. Nëse hyni në YouTube ky Albini thoshte politikanët me xhipa të zi, politikanët me turpërojë etj., pastaj vazhdon ajo retorika e tij kjo është arkiva kurse koha e sotme na tregon këtë me 15 xhipa në fushë e zgjedhjeve lokale dhe kësi xhipa të policisë duke harxhuar naftë, prandaj është dashur në këtë buxhet me rezervua edhe një linjë zotëri ministër për naftën se iu duhet për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e ardhshme dhe pa dashtë ta banalizojë, por të tregojë se me këto retorika nuk mbrohet ky buxhet”, ka thënë ai.
Në momentin e “ndarjes së veturës-lodër”, kryeministri Kurti nuk ka qenë i pranishëm në seancë.

Back to top button